Agjenti i Patos: Ofertë tërheqëse nga PSG

29/12/2011 14:15

Gilmar Veloz, agjenti i Patos, ka pranuar se oferta e bërë nga PSG për blerjen e sulmuesit brazilian nga Milani është shumë tërheqëse.

“Ancelotti (trajneri i PSG) është një teknik i madh, Leonardo një drejtues kompetent dhe PSG do të bëhet një klub shumë i madh”, u shpreh Veloz për ‘L’Equipe’.

Oferta është shumë tunduese, por nuk jemi ne ata që vendosim. Milani dhe Galliani janë ata që vendosin. Ne jemi profesionistë, do të ulemi të bisedojmë dhe nëse për Milanin dhe për ne gjithçka është në rregull, atëherë…”, shtoi agjenti i sulmuesit të Milanit.

Sipas mediave franceze, tratativa mes Milanit dhe PSG është në një fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të mbyllet në ditët e para të janarit.

Top Channel