“Nuk më qëlloi Adriano”

29/12/2011 14:35

Adriano më në fund mund të marrë frymë lirisht. Adriene Pinto, vajza e plagosur me një plumb në dorë natën e së shtunës ka tërhequr akuzën ndaj “Perandorit” dhe ka pranuar se ka qenë ajo që ka shkrepur padashje pistoletën duke plagosur dorën dhe jo Adriano.

Policia braziliane ka bërë të ditur se vajza “është penduar për gjithë këtë histori”.

“Vajza ka qarë shumë dhe ka thënë se është penduar. Ajo ka pranuar se ka marrë vetë pistoletën dhe e ka shkrepur. Këto deklarata janë të njëjta me ato të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë një zëdhënës i policisë braziliane.

20-vje♪5arja është plagosur të shtunën nga një e shtënë aksidentale me armë zjarri brenda makinës së futbollistit Adriano pasi kanë dalë nga një diskotekë e Rio De Zhaneiros.

Dëshmitarët kanë thënë për autoritetet se Adriano ishte në makinë në shoqërinë e katër femrave dhe një bodigardi kur ndodhi plagosja e 20-vjeçares. Fillimisht u mendua se kishte qenë ish-futbollisti i Interit ai që kishte tërhequr këmbëzën, por vajza ka dhënë një variant të dytë edhe pse policia braziliane ka shtuar se ende nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë.

Top Channel