Siri, SHBA: Zgjerim monitorimit të Ligës

28/12/2011 00:00

Shtetet e Bashkuara përshëndetën fillimin e operacioneve të monitorimit
të Liges Arabe në Siri, por kërkuan zgjerimin e këtij misioni.

Mbërritja e vëzhguesve të Ligës në vendin e trazuar që prej muajit mars ka sjellë një ndjenjë lehtësimi në Washington. Megjithatë, zyrtarët amerikanë mendojnë se një numër më i madh vëzhguesish do të ndihmonte më shumë monitorimin e situates.

“Liga Arabe arriti të siguronte nje marreveshje te shkelqyer brenda nje kohe shume te shkurter- duke u angazhuar ne menyre aktive si persa i takon situates ne siri, ashtu edhe ne drejtim te zbutjes se shqetesimeve te komunitetit nderkombetar. Fakti qe tani ka njerez ne terren te cilet vezhgojne gjendjen nga afer eshte nje hap mjaft i rendesishem, por ne sigurisht, duam te shohim me shume”, tha Mark Toner, zedhenes i DASH.

Per toner, eshte e qarte se regjimi i bashar Al Assadit ka shtuar dhunen ndaj protestuesve ne kohen kur vezhguesit e liges pergatisnin hyrjen ne Siri. Ditet e fundit, qeveria e Damaskut i ka shfrytezuar sipas Washingtonit per te intensifikuar daren e saj ne qytetet-vatra te rebelimit sic eshte Homsi dhe Deraa, veprime qe bien ndesh me nismen e organizates se vendeve arabe, te pranuar edhe nga vete Siria.

Njoftimet e hershme linin te kuptohej se Liga kishte parashikuar dergimin e disa qindra vëzhguesve në terren.
Por forca fillestare, e cila mbërriti në vend oret e vona te se henes dhe te marten u nis drej Homsit, përbëhej nga vetëm 50 vete. 100 te tjere do te dislokohen se shpejti, por serish grupet e të drejtave të njeriut dhe analistët politikë mendojne se ky numer nuk eshte i mjaftueshem dhe se liga u terhoq nga propozimet fillestar sepse iu nenshtrua presioneve te Sirise.

Top Channel