Cristiano Ronaldo, në Maldive me delfinët

28/12/2011 09:55

Cristiano Ronaldo është me pushime në Maldive dhe këtë të martë ka kaluar kohë me delfinët në një pishinë, ashtu siç shihet në foto.

Futbollisti i Real Madrid ka publikuar një foto në Twitter duke lënë këtë mesazh: “Sot pata një eksperiencë të shkëlqyer duke notuar me delfinët. Është e pabesueshme se si ata lidhen me njerëzit.”

Portugezi po i kalon këto ditë në një hotel luksoz çmimi i të cilit është 3 mijë euro për 1 natë.

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në stërvitje me ekipin e tij ditën e enjte (29 dhjetor).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA