Zërat për një krizë të thellë midis Katy Perry dhe bashkëshortit të saj aktor, Russell Brand, duken gjithmonë e më konkretë, ndonëse të dy refuzojnë të pranojnë se janë pranë divorcit.
Megjithatë, të hënën, këngëtarja 27-vjeçare u fotografua në bregdetin e Hauait, pa unazën e martesës në gisht. Nga ana e tij, 36-vjeçari Russell kaloi një mbrëmje me miqtë në një pab në Londër, më shumë se 10 mijë kilometra larg gruas së tij.
Më parë, “The Sun” dhe “People” kishin njoftuar se çifti kishte vendosur të kalonte të ndarë festat e fundvitit.
Gjatë muajit, në një intervistë televizive, Brand iu shmang me një batutë pyetjes për mundësinë e divorcit me këngëtaren. “Si, ajo ka kërkuar divorc dhe unë nuk e di?”, komentoi aktori me të qeshur.
Ai shtoi se është i lumtur me martesën e tij dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra. Megjithatë, ndërsa me fjalë Katy dhe Russell vazhdojnë të jenë bashkë, veprimet e tyre tregojnë për një krizë gjithmonë e më të thellë në martesën mediatike.
Top Channel