Stërvitje e fortë për Sarkozy
27/12/2011 19:30
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po mundohet të rikthehet sërish në formë pas darkës së Krishtlindjeve. Në këtë foto, personi që ka në dorë të ardhmen e Europës (së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel) “është lëshuar” në park në një stërvitje intensive.
Sarkozy duket se po punon fort për të hequr kilogramët bezdisës që të gjithë i fitojnë në festat e fundvitit.
Por, ndryshe nga të tjerët, kreu francez i shtetit shoqërohet nga truprojat e tij në vrapimet me ritëm të lartë.
Top Channel