Itali, Di Natale rikthehet në kombëtare

27/12/2011 17:50

Antonio Di Natale, sulmuesi i Udinese, do të grumbullohet sërish me kombëtaren italiane të futbollit për një miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e dha vetë trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Futbollisti 34-vjeçar, golashënuesi më i mirë i Serisë A në sezonin e kaluar dhe një nga më të mirët edhe në këtë sezon, nuk u thirr nga “Axurrët” për botërorin e vitit 2010, por dëmtimet e rënda të sulmuesve Antonio Cassano dhe Giuseppe Rossi i kanë rihapur sërish dyert e përfaqësueses për të.

“Do e grumbulloj Di Natale-n për ndeshjen ndaj SHBA-së”, u shpreh Prandelli, i cili shtoi se edhe portieri Morgan De Sanctis (Napoli) është rikthyer sërish në planet e tij.

Di Natale ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje të luajtura për Italinë, që gjendet në grupin C të Euro 2012 së bashku me Spanjën, Irlandën dhe Kroacinë.

Top Channel