Box office, sukses për “MI4”

27/12/2011 00:00

Fundjava që lamë pas shënoi në Shtetet e Bashkuara një sukses të filmit
të katërt të sagës “Mission Impossible: Ghost Protocol”.

Sipas mediave amerikane, filmi me spiunin Etan Hunt të interpretuar nga Tom Cruise, ka arkëtuar në box office 26.5 milionë dollarë.

Filmi në fjalë, aventurat e të cilit zhvillohen në Rusi, Dubai dhe Indi, vetëm këtë fundjavë u shfaqë në masë në kinematë amerikane, pasi më parë kishte pasur një transmetim të kufizuar.

Në vend të dytë renditet detektivi i famshëm që zgjidh krimet sipas arsyes dhe logjikës, Sherlock Holmes, që ka shënuar një arkëtim prej 17.8 milionë dollarë.

Ndërsa në të tretin janë ende ketrat e cmendur të “Alvin Superstar 3”, me një arkëtim prej 13.3 milionë dollarësh.

Ndërkohë, pavarësisht se jehona e “Mission: Impossible” sapo ka nisur të ndihet, Cruise po punon për një sërë projektesh të tjera.

Aktori, që në korrik do të mbushë 50 vjec, do të jetë jo shumë shpejt protagonist edhe në filmat “Rock of Ages” i Adam Shankman, si dhe në historinë “e verdhë”, “One Shot” të Christopher McQuire, që do të shfaqet në kinema në pjesën e parë të 2012-ës.

Ndërsa në vitin 2013, ai do të bëhet heroi i dy filmave të bazuar në novela grafike, të ambjentuar në të ardhmen. Bëhet fjalë për “Horizons” të Joseph Kosinski dhe “We Mortals Are” të Doug Liman.

Gjithashtu, flitet edhe për një episod të dytë të filmit kult të vitit 1986, “Top Gun”, që Cruise dëshiron ta xhirojë me regjisorin e filmit të parë, Tony Scott.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta