Shitet çmimi Oscar për 861 mijë dollarë
26/12/2011 13:30
Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shitur një Oscar me shifrën stratosferike të 861 mijë dollarëve.
Kjo është statuja që ka marrë Orson Welles në vitin 1941 për skenarin më të mirë për filmin “Pushteti i Katërt”. Ky çmim ishte zhdukur për tu rishfaqur sërish në vitin 1994, kur një burrë po tentonte ta shiste.
Cmimi Oscar është blerë nga një person që ende nuk dihet identiteti, por sipas BBC oferta e tij ka mundur edhe atë të magjistarit të famshëm David Copperfield.
Që nga viti 1950 fituesit e çmimeve Academy Awards firmosin një kontratë në të cilën angazhohen që nuk do ta shesin çmimin e tyre.
Top Channel