Sarandë, kapen 284 kg drogë

26/12/2011 00:00

Policia e Sarandës ka sekuestruar 284 kilogram drogë dhe ka vënë në pranga një person.

Pas operacionit të koduar “Duralumini” është bërë e mundur kapja e drogës në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur Krane. Lënda narkotike ishte fshehur në karrocerinë e automjetit tip Benz.

Policia prangosi drejtuesin e automjetit, 22-vjecarin Ermal Ramaj nga lagja “28 Nëntori” në Vlorë.

“Si rezultat i këtij operacioni brenda automjetit tip Mercedes-Benz, me targë AA 273 AY, që po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, janë gjetur të fshehura në karroceri, e cila ishte e modifikuar me dopio shtresë 283.7 kg lëndë narkotike, kanabis sativa e paketuar në pako 1 dhe 2 kilogramëshe. Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi Ermal Hito Ramaj, vjec 22, banues në lagjen 28 Nëntori në Vlorë”, njoftoi policia e Qarkut të Vlorës.

Top Channel