Juventus interesohet për Higuain

26/12/2011 11:15

Juventus është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Real Madrid, Gonzalo Higuain. Bardhezinjtë kanë kontaktuar me drejtuesit e gjigandëve spanjollë për të pyetur për argjentinasin, sipas gazetës ‘La Stampa’.

Higuain nuk do të ishte kundër transferimit në Torino po të marrim parasysh se në ndeshjet më të rëndësishme Karim Benzema është zgjedhur para tij nga trajneri Jose Mourinho në formacionin titullar.

Gjithmonë sipas kësaj gazete, Juventus është i gatshëm të paguajë 29 milionë euro për Gonzalo Higuain, por një tjetër klub i interesuar për sulmuesin është edhe Chelsea.

Gjithsesi ‘La Stampa’ nuk publikon të dhëna mbi interesin e mundshëm të Bluve të Londrës, ekip që ka në përbërje qendërsulmuesit Fernando Torres dhe Didier Drogba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA