Inter, Christian Chivu drejt rikthimit tek Ajax

26/12/2011 10:05

Frank De Boer, trajneri i Ajax, ka thënë në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ se klubi hollandez është i interesuar për mbrojtësin e Interit, Christian Chivu.

“Chivu më pëlqen. Do të ishte një përforcim shumë i mirë për Ajax. Dimë që edhe Real Madrid është i interesuar për të, por shpresoj që ai të zgjedhë rikthimin në “shtëpinë” e tij të vjetër”, theksoi De Boer.

Rumuni 31-vjeçar, ish-lojtari i Ajax dhe Roma, do të përfundojë kontratën e tij me Interin në qershor të vitit 2012. Tekniku i zikaltërve, Claudio Ranieri, nuk e përzgjedh në formacion dhe largimi nga klubi italian duket rruga e vetme në karrierën e Chivu.

Futbollisti fiton 4 milionë euro në sezon dhe çmimi në merkato është rreth 8 milionë euro, por marrëveshja me Ajax mund të arrihet për më pak duke marrë parasysh se në verë lojtari mbetet i lirë për tu larguar me kosto zero.

Jose Mourinho e ka pasur nën urdhërat e tij mbrojtësin në dy sezonet që ka drejtuar Interin dhe dëmtimi afatgjatë i Carvalho-s bën që tekniku portugez të kërkojë një zëvendësues në repartin e mbrojtjes.

Top Channel