Festat, në Elbasan rriten cmimet
26/12/2011 17:15
Festat e fundvitit shoqërohen me rritje të cmimeve të disa produkteve bazë.
Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Elbasanit cmimet kanë pësuar rritje graduale dhe mendohet që të arrijnë pikun më 31 dhjetor.
Qytetarët ankohen duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshme të tyre. Situata bëhët më e vështirë për pensionistët dhe të papunët.
Nga ana tjetër tregtarët thonë që cmimet nuk janë rritur shumë në krahasim me një vit më pare dhe se ulja e ndjeshme e fuqisë blerëse po i çon drejt falimentimit.
Top Channel