Dopingu godet sportin shqiptar

26/12/2011 00:00

Peshëngritja shqiptare njolloset sërish nga dopingu. Sportistja Shqiponja Brahja ka rezultuar pozitive, nga analizat e bëra nga agjensia ndërkombëtare e antidopingut WADA.

Më 18 dhjetor ka mbërritur në federatën shqiptare të peshëngritjes kjo letër e cila njofton për pozitivitetin e peshëngritëses Shqiponja Brahja me “Steroid Anabolik”, substancë kjo e ndaluar nga Agjensia Botërore Antidoping.

Kjo gjë është mbajtur e fshehur nga Federate Shqiptare e Mundjes deri më sot, ndërkohë që kanë mbatur edhe pak ditë, saktësisht deri më 18 janar për një mundësi apelimi të sportistes Brahja apo federatës sonë të peshëngritjes, përndryshe, gjithcka quhet se sportistja heq dorë nga kjo cështje.

Këto analiza janë bërë në Tiranë ku vec peshëngritëses Brahja janë marrë analizat edhe Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Fetije Kasaj, Romela Begaj dhe Sherjana Ruci. Mes tyre vetëm peshëngritësja Brahja e cila u rendit në vendin e shtatë në botërorin e Parisit rreth një muaj më parë rezultoi pozitive dhe rrezikon deri në 2 vjet pezullim nga sporti.

Shqiponja Brahja është renditur në vendin e shtatë në botë, duke arritur rezultatin e saj të karrierës. Brahja ka qenë në baterinë B dhe me 75 kg në shkëputje është në vendin e parë. Në shtytje, me 96 kg u rendit e dyta, por tashmë të gjitha këto rezultate, zerrohen e jo vetëm kaq pasi rrezikon edhe më shumë, deri në mbylljen e karrierës si sportiste duke marrë parasysh edhe moshën e saj, 38-vjecare.

Vec tyre analizat u bën edhe për tre mundësa Sahit Prizreni, Egzon Shala dhe Fatjon Baro dhe një atlete, Luiza Gega. Për të tjerët analizat kanë rezultuar negative.

Ky është një tjetër rast që njollos peshëngritjen tonë pas atij të Fetije Kasës disa vite më parë.

Top Channel