Bieber i dhuron shokut të fëmijërisë një “supermakinë”

26/12/2011 17:35

Këngëtari i shndërruar në një idhull për adoleshentët, Justin Bieber, nuk i harron rrënjët e tij përpara se të gjente famën.

I kthyer në Kanada për të kaluar këto ditë festash me familjen, 17-vjeçari vendosi të shpenzonte një pjesë të pasurisë së tij prej 70 milion eurosh, për t’i bërë një dhuratë një prej miqve të tij më të mirë.

Këngëtari i dhuroi bashkëmoshatarit Ryan Butler, një makinë klasike, një Mustang sportiv të zbulueshëm, të prodhuar 17 vjet më parë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Butler që publikoi makinën e tij të re në një rrjet social, ku shkruante: “Justin më bëri një dhuratë”.

Të dy djemtë u rritën së bashku në Ontorio dhe Ryan është një prej miqve të paktë të Bieber, të mbetur nga përpara se ai të bëhej një njeri i famshëm, duke nisur karrierën si këngëtar në moshën 13-vjeçare.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA