Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë për momentin hetimet për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Naim Hyska.

Të kontaktuar në telefon nga Top Channel burime të grupit hetimor nga Prokuroria e Tiranës deklaruan jo zyrtarisht se cështja është regjistruar aktualisht tek kjo prokurori duke qenë se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe se pista më e fortë është ajo e cështjeve personale.

Por, nese gjate hetimeve do te dalin te dhena bindese se Naim Hyska eshte qelluar per shkak te detyres, atehere dosja do t’i kaloje menjehere prokurorise kompetente, asaj te Krimeve te Renda. Nga ana e tyre, zyrtare te grupit te hetimit qe jane pjese e policise, pohuan ne telefon per Top Channel se nuk perjashtojne asnje piste, si ate per motive personale edhe ate per shkak te detyres.

Ajo qe bie ne sy ne vrasjen e mbetur ne tentative te Naim Hyskes, efektiv i policise rrugore ne kryeqytet, eshte rezervimi per ta kaluar kete dosje tek Krimet e Renda per hetime, ashtu sikurse pak dite me pare gjate nje atentati me tritol ndaj nje zyrtari te policise, dosja i kaloi menjehere Prokurorise se Krimeve te Renda dhe hetimet jane te fokusuara tek nje atentat per shkak te detyres.

Policia Naim Hyska u qellua ne koke, ne prani te djalit te tij 12 vjec. Dyshimet e para rane pikerisht mbi nje hakmarrje te mundshme per shkak Hyska ka qene pjesemarres ne nje operacion policor, ku si pasoje e shkembimit te zjarrit, mbeti i vrare nje burre. Nderkohe polici i plagosur vazhdon te jete ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Mjeket thane se ai do t’i nenshtrohet nje tjeter nderhyrjeje kirurgjikale.

Top Channel