Vlorë, vritet biznesmeni

25/12/2011 20:30

Në orët e mbrëmjes të së dielës, në qytetin e Vlorës, është qëlluar për vdekje biznesmeni i ndërtimeve, Ardian Dervishi, 52 vjeç.

Viktima ishte në objektin e tij që po ndërtohet pranë rrugës “Transballkanika”, kur u qëllua. Dervishi ndërroi jetë në spital, ndërsa nga burimet paraprake arsyeja e krimit duket se ka ardhur pas një konflikti për pronat.

Ndërkohë që nga hetimet e para policia e Vlorës bëri të ditur të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është  Adnand Gori, 31 vjeç.

Viktima është qëlluar me katër plumba, ndërkohë që autori i vrasjes është shpallur në kërkim.   

Top Channel