Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve

25/12/2011 09:05

Besimtaret e krishterë nisën të festojnë në mesnatë lindjen e Jezu Krishtit.

Mijëra besimtare katolikë u mblodhën në orën 24 në katedralen e Shën Palit në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishme në kalendarin kristian, lindjen e shpetimtarit, Jezu Krisht.  

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga arkipeshkvi katolik i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.

Ai u uroi besimtarëve katolikë më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin. Mesha janë mbajtur edhe në kishat e tjera katolike në gjithë Shqipërinë, Kosovë si dhe në Malin e Zi.

Ndërkohë, mëngjesin e ditës së dielë kanë nisur kremtimet edhe në të gjitha kishat ortodokse në vend. Në Kishën e Ringjalljes, në Tiranë, ishte kryepeshkopi Janollatus, ai i cili adresoi meshën.

Krishtlindja është një dita më e gëzueshme e besimtarëvë të krishterë sepse simbolizon lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht dhe të shpresës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA