E diela ka shënuar dhe ardhjen e shumë emigrantëve të cilët do të kalojnë fetat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Porti i Vlorës, i dyti më i madh në vend, ka patur një fluks të madh gjatë ditës. Gjatë paradites ka pasur radhë të gjata në sportelet e kontrollit të dokumentacionit, pasi me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë mbëritur rreth 1700 pasagjerë si dhe 500 automjete.
Në krahasim me një vit më parë ky fluks është më i vogël. Ndërkohë emigrantët kanë shprehur shqetësimin se nga pala italiane ka një trajtim jo të mirë të tyre. Gjithashtu ata kanë shprehur dhe indinjatën për kushtet e trageteve të cilat ata janë të detyruar të udhëtojnë.
Ndërkohë, Policia kufitare e Vlorës për mospasje vonesash dhe radhë të gjata ka shtuar sportelet për kontroll të dokumentacioneve, ku nga katër sportele që ka në ditë të zakonshme këto për këtë periudhe të fluksit janë shtuar edhe 5 të tjerë.
Ndërkohë, mësohet se në ditët në vazhdim fluksi i ardhjes së emigrantëve do të jetë akoma më i madh, pasi në portin e Brinësit presin për tu imbarkuar dhe shumë emigrantë.
Top Channel