Zanetti: Tani të pushojmë pak
24/12/2011 00:00
“Shumë urime të gjithë familjes së Inter. Jemi shunë nëpër botë, uroj shumë lumturi për të gjithë, për vitin e ri që po vjen”.
Me këto fjalë, përpara mikrofonëve të Inter Channel, kapiten Javier Zanetti ka përshëndetur tifozët pas stërvitjes së fundit për vitin 2001 dhe para nisjes me pushime.
“Festat do të na mundësojmë “të heqim prizën” dhe do të kemi një javë për t’u qetësuar basëhkë me familjet tona. Më pas, nga 2 janari do t’u rikthehemi objektivave të zakonshëm”, ka shtuar Zanetti.
Ekipi zikaltër ka zënë një vend të mirë në klasifikimin e ekipeve të Serie A, që bëri disa ditë më parë e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, një pikë më poshtë se Milan.
Top Channel