Vettel: Tashmë kam hyrë në histori

24/12/2011 15:15

Dominimi i këtij sezoni dhe fitimi i titullit të dytë kampion bote në Formula 1 bëjnë që Sebastian Vettel të jetë favorit edhe për sezonin 2012.

Viti 2011 ishte shumë i veçantë. Do të kalojnë disa vite para se ta kuptoj mirë atë që kam arritur. Unë tashmë jam pjesë e historisë në Formula 1 dhe kjo do të thotë shumë për mua”, shprehet piloti i Red Bull.

Pas triumfit bindës në garën e parë të sezonit në Melburn të Australisë, Vettel vazhdoi me të njëjtin ritëm duke koleksionuar suksese të njëpasnjëshme: 11 fitore, 17 podiume dhe 15 pole position (rekord absolut në Formula 1).

“Gjithçka ishte perfekte këtë sezon që sapo përfundoi. Jeta ime nuk mund të ishte më e bukur se kaq”, tha Vettel.

Krahasimi me Michael Schumacher vazhdon prej disa kohësh tashmë, por gjermani i ri nuk mendon se ka arritur nivele aq të larta: “Unë jam shumë larg arritjeve të Michael Schumacher. Duhet të kemi respekt kur flasim për një kampion të tillë sepse sukseset e tij janë të pabesueshme.”

Top Channel