Galliani: Durim për Tevez

24/12/2011 16:05

Adriano Galliani ka folur nga Brazili për merkaton e Milanit duke theksuar se vetëm Carlos Tevez është futbollisti që kuqezinjtë kërkojnë për përforcimin e repartit sulmues.

“Tevezin do e presim deri në orën 19.00 të datës 31 janar, atëherë kur do të mbyllet merkatoja e dimrit. Do të përpiqemi që të kënaqim tifozët tanë. Nëse Cassano nuk do të kishte pasur probleme nuk do të hynim në merkato”, u shpreh administratori i deleguar për Sky Sport.

Përsa i përket rinovimit me trajnerin Massimiliano Allegri, Galliani tha: “Ai dëshiron të rrijë me ne dhe ne duam që ai të vazhdojë si trajner i Milanit. Shumë shpejt do të gjejmë marrëveshjen. Jemi në kohë krize dhe paratë janë të rëndësishme, por do të biem dakord.”

Në lidhje me sulmuesin e Catanias, Maxi Lopez, i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur me kuqezinjtë, Galliani deklaroi prerë: “Nuk do të vijë. Milan do të sjellë në skuadër vetëm Tevez. Nëse argjentinasi nuk vjen, nuk do të vijë asnjë futbollist tjetër.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA