Fabregas: Dua që Guardiola të rrijë

24/12/2011 00:00

Cesc Fabregas ka një kërkesë për Plakun e Krishtlindjeve: “Që Pep Guardiola të rinovojë kontratën e tij”.

Kështu thotë lojtari i Barcelonës, që vlerëson kështu teknikun e ri të katalanasve, që nga stoli drejton skuadrën më të fortë në botë.

“Vetëm ai e di nëse do ta rinovojë kontratën, por unë e shoh shumë të motivuar. Lojtarët janë të rëndësishëm, por është ai që e bën makinën të ecë”, deklaron Fabregas.

Duke folur për të përditshmen “Sport”, Cesc shton se: “Nëse ai ikën do të vijë degradimi i Barcelonës”.

Nën udhëheqjen e Guardiola-s, Barca ka fituar së fundmi Klasiken me Real Madrid, titullin e botërorit për klube, si dhe Kupën e Mbretit me rezultatin 9-0.

Top Channel