Një vajzë 20-vjeçare është plagosur të shtunën nga një e shtënë aksidentale me armë zjarri brenda makinës së futbollistit Adriano pasi kanë dalë nga një diskotekë e Rio De Zhaneiros.
Sipas policisë, Adriane Pinto është ka pësuar një frakturë në dorën e majtë si pasojë e këtij incidenti dhe është e shtruar në spital në pritje të operacionit që do të bëhet të dielën. Burime spitalore kanë bërë të ditur për mediat braziliane se gjendja e të resë është e qëndrueshme.
Dëshmitarët kanë thënë për autoritetet se Adriano ishte në makinë në shoqërinë e katër femrave dhe një bodigardi kur ndodhi plagosja e 20-vjeçares.
Pistoleta i përkiste bodigardit dhe Adriano e ka shkrepur padashje në momentin kur po ia tregonte shoqërueseve të tij. Ky është versioni i vajzës, ndërsa Adriano mohon të ketë qenë ai që ka qëlluar. Sipas tij, vajza po luante me pistoletën në sediljen e pasme kur e ka shkrepur duke dëmtuar veten.
Corinthias, klubi ku luan futbollisti, ka bërë të ditur se do të prononcohet për këtë çështje vetëm pasi të dëgjojë Adrianon dhe avokatët e tij.
Top Channel