Kur jemi në ditët e fundit të vitit 2011, kapiteni i Romës Francesco Totti rikthehet të bëjë një bilanc për këtë vit që po mbyllet dhe jo vetëm.
“U ndjeva shumë keq kur tifozët më kontestuan pasi humba 11-metërshin në ndeshjen ndaj Juventusit sepse unë gjithmonë kam dhënë 100% në fushë për këtë fanellë”, deklaroi Totti pwr ‘sportmediaset.it’.
“Kam pasur një karrierë të mrekullueshme me Romën, por mund të kisha fituar më shumë”, theksoi Totti në lidhje me trofetë që ka arritur me ekipin e qytetit të tij.
Përsa i përket trajnerëve, 35-vjeçari përmendi si më të rëndësishmit Mazzone, Capello dhe Spalletti.
“Mazzone ka qenë si një baba për mua. Capello më bëri të fitoj titullin kampion me Romën dhe më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të fitosh me fanellën verdhekuqe. Spalletti më vuri të luaj si qendërsulmues për herë të parë dhe aty kuptova që ishte ai roli që më pëlqente më shumë”, u shpreh Totti.
Top Channel