Superliga, sot ndeshjet e fundit të 2011-s

23/12/2011 11:10

Superliga Shqiptare do të zhvillojë sot javën e fundit të fazës së parë dhe ndeshjet e fundit të vitit 2011.

Të gjitha takimet duhet të zhvilloheshin të premten, spostuar më herët për shkak të Krishtlindjeve, por FSHF ka lajmëruar për shtyrjen e takimit Skënderbeu-Pogradeci, për shkak të rreshjeve të dëborës në zonë.

Takimi më interesant i javës është ai i kryesuesve të Teutës, që presin në Durrës rivalët e vendit të katërt në renditje, Kastriotin. Ndonëse durrsakët e kanë siguruar që prej një jave titullin e kampiones së dimrit, një fitore do t’u shërbente shumë atyre për të forcat pozitat në krye të klasifikimit. Përballja e “Niko Dovanës” do të jetë e vetmja ndeshje që do të luhet në orën 16:00.

Në takimet e tjera, të cilat do të nisin të gjitha në 13:00, Tirana do të zhvendoset në periferinë e kryeqyetit, në një përballje interesante me Kamzën. Dinamo do të kërkojë fitoren e parë në këtë kampionat kundër Bylist. Laçi pret Flamurtarin në një fushë asnjënëse, Shkumbini luan ndaj Vllaznisë, ndërsa Tomori dhe Apolonia zhvillojnë midis tyre një ndeshje vendimtare në luftën për të shmangur rënien e drejtëpërdrejtë në Kategorinë e Parë.

Top Channel