Simeone, trajneri i ri i Atletico Madrid

23/12/2011 15:20

Atletico Madrid ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se Diego Pablo Simeone do të jetë trajneri i ri i ekipit madrilen.

Argjentinasi do të drejtojë bardhekuqtë deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Drejtuesit e Atleticos shkarkuan nga detyra të enjten teknikun Gregorio Manzano pas disa rezultateve të dobta të arritura nga ekipi nën drejtimin e tij.

Komunikata bën të ditur se Simeone do të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll të hënën për të nisur punën në krye të ekipit.

Ish-mesfushori i Interit dhe Atletico Madrid do të prezantohet të martën si tekniku i ri i Atletico Madrid.

Top Channel