Presidenti dekoron aktoret

23/12/2011 00:50

Presidenti Republikës, Bamir Topi ka dekoruar me urdhërat më të lartë të vleresimit aktoret e mirënjohura të skenës dhe ekranit, Drita Pelingu, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa.

Ato janë nderuar për karrierën dhe kontributin e tyre të vyer në kinematografinë shqiptare me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Aktorja Roza Anagnosti ka marrë titullin “Mjeshtër i madh”, për interpretimin e vecantë dhe krijmin e figurave të dashura dhe të paharruara për publikun.

Ndërsa Edi Luarasi, ka marrë të njëjtin titull, për kontributin e madh në kinematografinë shqipe.

Gjithashtu, Liliana Tesho Kabo dhe Llukan Bushi janë vlerësuar me titullin “ Mjeshtër i madh”, për punën e bërë si mjeshtëra të grimit filmik, si dhe për ndihmesën e dhënë në formimin e brezave të artistëve të rinj në këtë fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA