Miliarderi rus blen Monaco-n
23/12/2011 21:10
Numrit të multi-miliarderëve rusë që vendosin të investojnë në klubet europiane të futbollit, i është shtuar edhe u shtohet edhe Dmitry Rybolovlev.
Rybolovlev ka blerë 66.67 përqind të aksioneve të klubit të futbollit “Monaco Sport Invest”, e njohur në vendin tonë si Monako, skuadër e cila ndodhet në pozita aspakt të favorshme, në vendin e fundit të ligës së dytë franceze.
Oligarku rus, në kontratën e blerjes, zotohet për investimin e 100 milion eurove në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që 33 përqind e aksioneve i kanë mbetur shoqërisë.
Marrëveshja është firmosur nga princi i Monakos, Alberto II.
Dmitry Rybolovlev renditet i 93-i ndër më të pasurit në botë sipas revistës “Forbes”.
Top Channel