Milani, vetëm një pikë më shumë se Interi në 2011-n

23/12/2011 11:40

Milani, kampion i Italisë në sezonin e fundit dhe kryesues i kampionatit aktual, ka fituar vetëm një pikë më shumë se Interi gjatë vitit 2011.

Skuadra e tretë më e mirë italiane është Udinese, e ndjekur nga Lazio, Napoli dhe Juventus. Përsa i përket golashënuesve, Di Natale është pa dyshim mbi të gjithë, me 28 gola të shënuar në kampionat gjatë vitit.

Në statistikën e publikuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ajo që bën me të vërtetë përshtypje nuk është që kuqezinjtë kryesojnë, por që Interi, ndodhet vetëm një pikë pas tyre.

Në fakt, gjatë vitit 2011, dy skuadrat milaneze kanë qenë të përfshirë në një betejë të ashpër “për titullin”, e fituar nga kuqezinjtë me 80 pikë, vetëm një më shumë. Surpriza e vërtetë është Udinese, skuadra që në vitin aktual ka fituar 75 pikë.

Vendi i katërt në renditje është për Lazion e Rejës, dëshmi kjo për qëndrueshmërinë që kanë treguar kryeqytetasit në fillimin e kampionatit aktual dhe fazën e dytë të sezonit të shkuar.

Juventusi paguan sezonin “katastrofik” 2010-11 dhe pavarësisht se aktualisht kryeson kampionatin së bashku me Milanin, është vetëm e gjashta, pas Napolit të vendit të pestë.

Vendi i shtatë për Romën, që paraprin Genoan, Fiorentinën, Palermon, Catanian, Parmën, Cheivon, Cagliarin, Cesenan, Bologna dhe Leccen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA