Kupa e Mbretit, Barca fiton 9-0

23/12/2011 00:00

Skuadra modeste e futbollit spanjoll, Hospitalet duket se e ka frenuar në mënyrën më të keqe entuziazmin për përballjen me Barcelonën në kupën e Mbretit.

Ekipi që militon në divizionin e tretë spanjoll ka pësuar humbjen e dytë përballë kampiones së botës, por këtë herë me shifra katastrofike, që kanë lënë shenjën në turne.

Skuadra Blaugrana siguroi kualifikimin në raundin tjetër në Kupën e Mbretit me një fitore 9-0 në stadiumin Camp Nou. Kjo ndeshje u duk si një seancë e rëndomtë stërvitore e ekipit të trajnerit Guardiola, me rivalin e të njëjtit qytet, por me histori shumë herë më të varfër se Barcelona. Një penallti e shndërruar në gol nga Pedro Rodrigez, hapi festivalin e golave.

Më pas në portën e Hospitalet, shënuan me radhë Andres Iniesta, Tiago Alcantara, mesfushori Xsavi dhe i riu Telo, të cilët fiksuan rezultatin e pjesës së parë 5-0. Me rinisjen e lojës, katalanasit shënuan edhe 4 gola të tjerë në një skuadër ku spikatën më shumë të rinjtë. Kuensa me dy gola, dhe më pas Tiago e Telo fiksuan shifrat 9-0, në një sfidë që u kthye në makth për rivalen e Barcelonës.

Top Channel