Kaka’: Barcelona nuk është e pathyeshme

23/12/2011 21:30

Kaka’, mesfushori brazilian i Real Madrid, nuk është nga ata që mendojnë se Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Cristiano është një futbollist i një niveli shumë të lartë. Është i kompletuar. Messi ka karakteristikat e veta, por Cristiano gjuan me të majtën, me të djathtën, me kokë dhe shënon gola nga goditjet e dënimit”, tha braziliani për shokun e tij të ekipit në deklarata për ‘Band Sports’.

Gjithashtu Kaka’ theksoi se Barcelona nuk është një ekip i pathyeshëm.

“Fituam finalen e Kupës së Mbretit ndaj tyre kështu që nuk janë të pathyeshëm. Gjithsesi mendoj se është ekipi më i fortë ndaj të cilit jam përballur në karrierën time”, shtoi ish-futbollisti i Milanit.

“Janë të fortë sepse kanë vite që luajnë bashkë dhe Messi luan me shumë vetëbesim duke bërë që t’i dalë loja”, përfundoi Kaka’.

Top Channel