Autogoli më i bukur në botë

23/12/2011 18:15

Në të kaluarën kanë qenë shumë diskutime për golin më të bukur ndonjëherë, ndërsa për të bërë një klasifikim mbi autogolat, ka qenë e vështirë.

Por tani të gjithë të apasionuarit pas futbollit, nuk do të kenë dyshime për autogolin më të bukur në botë.

Një futbollist i divizionit të parë në Hong Kong, ka fituar ovacionet e të gjithë tifozëve në stadium, madje edhe shokëve të skuadrës, edhe pse ka shënuar në portën e tij.

Festus Basti, një mbrojtës nigerian i skuadrës së Citizen, po përpiqej të largonte rrezikun nga zona, por bëri atë që shumë sulmues do ta kishin zili, shënoi një gol me takë, që do të hyjë në përmbledhjet më të bukura të FIFA-s.

Top Channel