Arvizu rrëfehet për “Shqip”

23/12/2011 19:30

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu, në një intervistë të gjatë për kryeredaktorin e gazetës “Shqip”, Aleksandër Cipa është ndalur në cështjet më të mprehta jo vetëm politike por edhe ato shoqërore të ndodhura gjatë vitit që po lëmë pas.

Pavarësisht se ambasadori Arvizu ka pak më shumë se një vit në Shqipëri, me detaje, drejtëpërdrejtë, madje duke mos nguruar edhe të kritikojë, i ka dhënë përgjigje pyetjeve që lidhen me funksionin e demokaracisë dhe institucioneve shqiptare.

Disa herë gjatë intervistës, kryediplomati amerikan në Tiranë ka ngritur shqetësimin e politizimit të tejskajshëm të shoqërisë shqiptare, jo vetëm nga mazhoranca dhe opozita por edhe zyrtarë të tjerë që duhet të jenë në shërbim të popullit.

Arvizu ka shprehur një sërë pakënaqësish nga kjo situatë, ku tha se zëri i qytetarëve është sfumuar duke mos patur fuqi të dëgjohet.

Ambasadori Arvizu gjatë intervistës flet edhe me pabarazinë që ndeshen qytetarët shqiptarë përpara ligjit, duke sugjeruar edhe daljen nga kjo situatë.

Nuk kanë mbetur pa përgjigje edhe pyetjet për dy prej cështjeve më të ndjeshme në drejtësinë shqiptare, si video-përgjimi “Prifti-Meta” dhe “21 Janari”.

Për herë të parë ambasadori Arvizu rrëfen përfshirjen e administratës amerike në këto dy procese të bujshme gjyqësore.

Cila ka qenë asistenca teknike dhënë prokurorisë? Forma dhe mënyra e dhënies? Cfarë mendon ambasadori Arvizu për kursin e ri politik të Edi Ramës? Sa e lehtë apo e vështirë do të jetë zgjedhja e presidentit e ardhshëm?

Këto dhe shumë pyetjeve të tjera për marrëdhëninet president, kryeministër, kufirin detar me Greqinë, angazhimet e Shqipërisë së NATO dhe marrëdhëniet me fqinjët, marrin pëgjigje në intervistën e Aleksandër Cipës, e cila botohet në numrin e së shtunës në gazetën “Shqip”.

Top Channel