UEFA përzgjedh 12 “bilbilat” e EURO 2012

22/12/2011 16:00

Komisioni arbitror i UEFA-s ka zgjedhur edhe 12 gjyqtarët më të mirë që do të vendosin drejtësinë në ndeshjet e futbollit të kampionatit europian verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.

“Xhaketat e zeza” që janë cilësuar si më të mirët nga ana e qeverisë së futbollit europian, do të gjykojnë 31 ndeshjet e turneut kontinental, nga sfida e hapjes deri në finalen e madhe.

Për herë të parë në historinë e një kampionati europian, arbitrat do të kenë një mbështetje më të madhe, pasi do të vazhdojë eksperimenti me dy ndihmësa shtesë në fushë.

Në 12 arbitrat më të mirë në Europë që janë zgjedhur nga UEFA, spikatin ata që kanë shkëlqyer në Ligën e Kampioneve dhe nëLigën e Europës , por edhe ata që kanë bërë gafa të mëdha si anglezi, Haward Webb.

Mes bilbilave të përzgjedhur për gjykimin e ndeshjeve në Euro 2012, janë edhe italiani Ricoli, gjermani Volfgang Shtark, slloveni Damir Skomina, si dhe portugezi Proensa.

Përgatitja e arbitrave do të nisë në 30 janar, që do të pasohet më pas nga disa seminare dhe teste fizike.

Top Channel