Tevez-Milan, palët afrohen sërish

22/12/2011 16:50

Milan i ka bërë një ofertë të re Manchester City-t për Carlos Tevez në mbledhjen e së enjtes në Londër. Drejtuesit kuqezinj ofrojnë 3 milionë euro për huazimin e sulmuesit deri në qershor dhe 20 milionë euro për blerjen përfundimtare në verë.

Oferta e mëparshme e Galliani-t, administratorit të deleguar të Milanit, ishte huazimi falas dhe 23 milionë euro për blerjen në merkaton e verës.

Manchester City është i gatshëm të negociojë tashmë sepse klubi i interesuar për të paguar menjëherë për Tevez ishte PSG, por francezët nuk janë më të interesuar për të dhe kanë kthyer sytë nga braziliani i Portos, Hulk.

Galliani ndodhet për momentin në Brazil dhe me çështjen po merret Ariedo Braida. Në momentin që gjërat do të vihen në vijë, Galliani do të udhëtojë në Angli për të mbyllur marrëveshjen, por për këtë ka kohë deri në 31 janar edhe pse Milani synon që të sjellë argjentinasin në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA