Konflikti i kahershëm politik mes ish-botuesit të gazetës ‘Koha Jonë’,
Nikoll Lesi, tani zëvendësministër i Kultures dhe ish-kryeministrit Fatos
Nano, është rindezur përsëri.

Lesi ka dorezuar ne prokurori nje padi ndaj zotit Nano, ku pretendon se ish-kryeministri e ka kercenuar me jete duke i derguar mesazhe telefonike. Lesi shkruan ne nje leter se “mesazhet e Nanos kane qene fyese kercenuese aq sa nganjehere hezitoj te mendoj nese mundet dhe vagabondi më i poshtër në Shqipëri nuk do të guxonte t’i thoshte me fjalë, e jo t’i shkruajë ato”.

Lesi i konsideron te tilla kercenime si te rrezikshme ndaj tij dhe familjes. Ai i kujton kryemistrit Sali Berisha pohimin e dale nga goja e kryeministrit, se Fatos Nano eshte kupola e krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Shqiperi.

“Nese drejtesia nuk reagon apo Ministria e Brendshme nuk merr masat e duhura ndaj ketij kercenimi atëherë do të jem i detyruar të mbrohem vetë por kjo nuk do të jetë shenjë e mirë për qytetarët, të cilët respektojnë shtetin ligjor” thekson Lesi. Sipas Lesit vete Fatos Nano i ka derguar nje mesazh telefonik, ku i thote se “te kerkoj falje pasi dikush ka perdorur telefonin tim per te fyer e kercenuar ty”.

Top Channel e pyeti Fatos Nanon per kete ceshtje dhe përgjigja e tij qe: “Kam kater vjet qe nuk komunikoj me Nikoll Lesin”.

Ndersa vete Lesi ne nje bisede telefonike me Top Channel tha se “kete ceshtje per momentin e kam lene ne dore te drejtesise, por nese PD e voton Nanon per president une largohem nga kolicioni qeveritar”.

Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur nga Lesi, i cili pretendon se Fatos Nano ka komunikuar me të, me gjuhë shumë të ulët. “Këtë radhë ballafaqim final me Fatos Nanon”, mësohet të ketë deklaruar Lesi.Perplasja mes Nanos dhe Lesit arriti kulmin ne vitin 2004, kur ish-kryeministri paditi deputetin demokristian per disa shkrime ne gazeten “Koha Jone”.

Top Channel