Eto’o: Drejtuesit e Federatës janë të korruptuar

22/12/2011 20:30

Samuel Eto’o tha se drejtuesit e Federatës Kamerunase të Futbollit (Fecafut) “janë të gjithë të korruptuar”.

“Drejtuesit e Fecafut janë të korruptuar të gjithë, pa asnjë përjashtim”, deklaroi Eto’o në një intervistë për ‘Canal 2 International’.

Sulmuesi i Anzhit është dënuar me 15 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës i Fecafut javën e kaluar sepse lojtarët e Kamerunit, me në krye kapitenin Eto’o, bojkotuan një ndeshje miqësore ndaj Algjerisë për shkak se nuk kishin marrë shpërblimet.

“Kam 5 vjet që nuk flas me presidentin Iya Mohamed sepse i kam thënë që nuk jam dakord me mënyrën se si po e drejton futbollin kamerunas. Në vend që të merret me problemet e ekipit kombëtar e ka mendjen të mbushi xhepat”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit.

Në lidhje me dënimin, afrikani tha: “Më vjen shumë keq dhe jam i trishtuar, por e pranoj këtë dënim. Nuk do të apeloj.”

Top Channel