Dëmtohet shtrati i lumit Kir

22/12/2011 21:00

Marrja e inerteve nga shtrati lumit Kir dhe hedhja atje e të gjitha inerteve të papërdorshme të dala nga ndërtimet në qytetin e Shkodres ka dëmtuar mjaft rëndë këtë lumë.

Rrjedhja e tij ka pësuar devijime të medha, megjithesë për vite të tëra janë ndërtuar edhe skarpate dhe prita. Por, inertet e shumta dhe gropat e krijuara kanë ndryshuar rrjedhën dhe shumë banesa që ndodhen në atë zonë janë të rrezikuara.

Sipërfaqe të medha toke janë dëmtuar dhe banorët e zonës i tremben shembjes së banesave

Lumi Kirit është një nga lumenjtë që shkakton mjaft dëme edhe për shkak të rrjedhës shumë të forte dhe të menjëhershme në ditë me rreshje.

Top Channel