Babai monstër, prokuroria: 15 vjet burg

22/12/2011 00:00

Prokuroria e Korcës ka dhënë pretencën për babanë tutor dhe 4 klientët e vajzave të tij.

Pas rreth 8 muajsh gjykimi, ku janë marrë në pyetje dëshmitarë të ndryshëm mes të cilëve edhe vetë vajzat e prostituara, prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për shtetasin Pëllumb Mullaj, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara dhe po nga 15 vjet secilit për klientët Andrea Nameti dhe Skënder Korollari.

Duke u cilësuar si të përfshirë në këtë cështje pasi kanë kryer marrëdhënie me dy të miturat nuk i kanë shpëtuar akuzës as dy të moshuarit Nevruz Kollani, 82 vjec dhe Ndoci Koci, 86 vjec, për të cilët është kërkuar nga 10 vjet burg për secilin.

Rasti i përket vitit 2004, ku sipas të dhënave dy vajzat 8 dhe 10 vjece prostituoheshin nga babai i tyre, i cili u siguronte klientë të moshave të ndryshme dhe ato detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale. Për rreth dy vjet babai i vajzave Pëllumb Mullaj ka qenë në rolin e tutorit për dy vajzat e tij, ndërsa denoncimi i rastit dhe publikimi i tij u bë në prill të këtij viti, kur vajzat të mbështetura nga një qendër sociale bënë denoncimin ndaj babait të tyre.

Top Channel