Alonso: Shpresoj që 2012 të jetë një vit i mbarë

22/12/2011 17:30

Fernando Alonso, piloti i Ferrarit në Formula 1, uroi që viti 2012 të jetë “një vit i mbarë në jetën e tij personale dhe profesionale”.

“Kjo është një periudhë ku ka shumë optimizëm dhe shumë kuriozitet për të parë se si do të ecin gjërat”, theksoi spanjolli në deklarata për rrjetin televiziv italian Sky Sport.

Alonso pranoi se 2011 ishte një vit i vëstirë si për të ashtu edhe për skuderinë Ferrari: “Nuk arritëm rezultatet që prisnim. Unë përfundova i katërti në klasifikimin e pilotëve, ndërsa Ferrari në vend të tretë. Nuk janë këto objektivat tona.”

“Nga sezone si ky që kaluam nxirren mësimet më të mëdha për të ardhmen”, përfundoi Fernando Alonso.

Top Channel