Aksident nga ngricat, humb jetën pasagjerja

22/12/2011 00:40

Një tjetër aksident fatal për shkak të kushteve të rënduara të motit është shënuar në orët e mbrëmjes në qarkun e Dibrës. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ku një person humbi jetën.

Makina ka dalë nga rruga për shkak të ngricës, nga ku për pasojë pasagjerja Suvie Osmani, 50 vjeç, gjeti vdekjen.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia vazhdon të hetojë.

Kushtet e vështira të motit janë përhapur edhe në jug të vendit ku më parë është bërë i ditur bllokimi i disa rrugëve në qarkun e Gjirokastës, që lidhin komunat me qendrën.

Aksi Kakavijë-Gjirokastër është bllokuar pothuajse plotësisht, ndërsa për disa orë rresht ka munguar edhe makina borë pasturese.     

Top Channel