Ndalohet shqiptari me çeqet e “rrallë”

21/12/2011 23:38

Një shtetas shqiptar, me inicialet M.I është ndaluar në stacionin hekurudhor të Riminit për një kontroll rutinë dhe i janë gjetur 100 çeqe amerikane prej 2 mijë dollarësh secili.

Çeqet ishin të lëshuar në vitin 1990 nga një bankë në Kaliforni.

Meqënëse 53 vjeçari shqiptar, me banim në Ravenna, nuk ishte në gjendje të shpjegonte se pse i kishte këto çeqe, forcat e rendit bënë një kontroll më të hollësishëm.

Rezultati qe krejt i papritur: çeqet ishin lëshuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në ndihmë të popullatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Ende nuk dihet se si shqiptari ka arritur t’i marrë dhe se ç’kishte ndër mend të bënte me këto çeqe. Një gje është e sigurt: nervozizmi dhe shqetësimi e tradhtuan, u bënë sinjali që i tërhoqi vëmendjen një patrulle të thjeshtë karabinierësh.

Të cilët u gjendën përpra një rasti fare të pazakontë mbi të cilin tani do të hetohet në nivel ndërkombëtar.

Top Channel