Milan kalon Kaljarin, momentalisht në krye

21/12/2011 00:15

Milani mund Kaljarin me rezultatin 2-0, në një prej dy takimeve të luajtura të martën të Serisë A.

Kjo mund të quhej edhe java e parë, pasi sipas kalendarit duhej të luhej në gusht, por u shty për shkak të grevës së futbollistëve.

Kuqezinjtë arritën të kalojnë në avantazh falë një autogoli të Pisanos në minutën e 4-t të takimit. Dyfishimi do të vinte në minutën e 60-të me Ibrahimoviç që hyn në zonë dhe mposht portierin me një diagonale, në dyluftim e sipër.

Momentalisht Milani kthehet në krye të klasifikimit të Serisë A, duke pritur ndeshjen e Juventusit.

Takimi tjetër mes Sienës dhe Fiorentinës përfundoi në barazim 0-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA