Messi shpallet sportisti më i mirë argjentinas

21/12/2011 12:00

Lionel Messi është shpallur sportisti më i mirë argjentinas i vitit 2011, çmim që e merr për herë të parë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka mundur konkurrencën e Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero, shokët e tij në kombëtaren bardhekaltër.

Cmimi për sportistin më të mirë të vitit në Argjentinë jepet nga Rrethi i Gazetarëve Sportivë të vendit amerikano-latin.

Messi sapo ka mbyllur një vit të shkëlqyer me Barcelonën. “La Pulga” fitoi pesë tituj me katalanasit, i fundit prej të cilëve Botërori i Klubeve në Japoni. Gjithashtu ka shënuar 59 gola në 70 ndeshjet e këtij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA