Lejet mjedisore, grup ekspertësh universitarë për oponencën

21/12/2011 00:00

Universiteti Bujqësor i Kamzës do të krijojë një komision me ekspertë
për vlerësimin e lejeve mjedisore që duhet të jepen në gjithë vendin.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se sot është bërë certifikimi i
këtyre eksperteve.

“Cdo aktivitet që ka ndikim në mjedis kalon nëpërmjet vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe ky vlerësim i ndikimit të mjedis, bëhet nëpërmjet ekspertëve mjedisorë. Cdo aktivitet që ka ndikim në mjedis ka edhe kushtet e lejes mjedisore. Ekspertët mjedisorë janë ata që e njohin shumë më mirë problematikën, përvec autoriteteve të Ministrisë së Mjedisit. Ne jemi hallka tjetër që shohim zbatimin e këtyre kushteve”, u shpreh Mediu.

Ministria e Mjedisit do te vazhdoje te kete funksionin e kontrollit ndaj subjekteve qe kryejne veprimtarite pasi kane marre lejen mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA