Gabon Juve, përfitojnë Inter e Milan

21/12/2011 23:00

Një barazim 0-0 mes Juventusit dhe Udinezes, mban në krye të Serisë A Milanin, në të njëjtën kohë ruan pathyeshmërinë e Zonjës së Vjetër në këtë sezon e cila pas 16 ndeshjesh ka 34 pikë aq sa edhe Milani por me golavarazh skuadra e Alegrit mban kryesimin e kampionatit italian.

Nga ky barazim përfiton edhe Interi i cili ka shkatërruar 4-1 Lecen në San Siro. Befason skuadra mike në Milano duke kaluar në avantazh me Muriel, ndrësa zikaltrit barazpeshojnë pas 5 shtyllave me Pacinin. Milito kalon në avantazh me fillimin e pjesës së dytë Interin i cili nuk ndalet më. Kambiaso e Alvarez kompletojnë deri në përfundim të ndeshjes rezultatin 4-1.

Është ndalur në barazim edhe Lazio në këtë javë të 16-të të kampionatit italian me Kievon, madje i ka shpëtuar mrekullisht në disa raste golit. Një tjetër ndeshje që favorizon Interin i cili i afrohet tashmë grupit të katër skuadrave të para.

Ndërkohë ka befasuar Napoli i cili ka mundur 6-1 Xhenoan. Vec dy golave të Kavanit, për skuadrën e Maxarrit ka shënuar edhe Hamshik, Pandev, Gargano dhe Xuniga. Falë kësaj fitoreje Napoli ngjitet në kuotën e 24 pikëve por mbetet në vendin e 6-të.

Në ndeshjet e tjera Roma mundi Bolonjën 2-0, Parma barazoi 3-3 me Katanian dhe Novara 2-2 me Palermon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA