FSHF dënon edhe Pogradecin

21/12/2011 15:50

Skuadra e Pogradecit pëson fatin e Laçit. Komisioni i disiplinës në FSHF i ka dënuar edhe pogradecarët me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni jashtë fushës së tij dhe në të njejtën kohë pa spektatorë.

Ndryshe nga vendimi i një jave më parë për Laçin, përmasat më të vogla të dhunës në Pogradec në ndeshjen me Teutën duket se kanë detyruar disiplinën t’i heqë kësaj skuadre vetëm 3 pikë, nga gjashtë të kurbinasve.

Komisioni i disiplinës ka pezulluar me 8 ndeshje trajnerin e pogradecit, Ylli Çekiçi, me 6 ndeshje lojtarin Isa Eminhaziri dhe me 4 ndeshje futbollistin tjetër të këtij ekipi Nedjat Drazhanin.

Përveç kësaj, të tre aktorët e dhunës ndaj gjyqtarit Enea Jorgji janë gjobitur edhe me nga 100 mijë lekë.

Me 3 ndeshje pezullim është dënuar edhe futbollisti i Vllaznisë, Armando Vajushi dhe ai i Dinamos, Endri Lala, të cilët fundjavën e kaluar, në ndeshjen mes këtyre dy ekipeve u ndërshkuan me karton të kuq për shkak të sjelljes antisportive, pasi u përfshinë në një zënkë midis tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA