Legjenda e futbollit portugez dhe një ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në mbarë globin, Eusebio, u shtrua me urgjencë në një spital në Lisbonë, sic raportojnë mediat vendase, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eusebio u shtrua në spitalin “Luz” ku menjëherë është i është nënshtruar një terapie intensive. Mjekët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, por mediat portugeze, duke cituar burime nga spitali, flasin për një gjendje shëndetësore tepër kritike për Eusebion.
Ndërkohë, vajza e Eusebios, Carla Ferreira minimizoi situatën duke deklaruar për mediat se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Ajo tha se babai i saj iu nënshtrua frymëmarrjes artificiale pas një helmimi që kishte pësuar, pas sqaruar shkaqet.
Ish-futbollistit, tashmë 69 vjec, është shtruar edhe në vitin 2007 në spital, në atë kohë për probleme me zemrën.
Eusebio fitoi 11 tituj kampion i Portugalisë, një Ligë Kampionesh, në vitin 1962, dy herë Këpucën e Artë ( 1968 dhe 1973) dhe një herë Topin e Artë, në vitin 1965.
Top Channel