Beckham shumë pranë PSG

21/12/2011 14:20

David Beckham është shumë pranë transferimit tek Paris Saint Germain dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim.

Sipas gazetës ‘L’Equipe’, mesfushori anglez do të nënshkruajë një kontratë me ekipin e kryeqytetit francez që do të zgjasë 18 muaj. Shifrat e kësaj kontrate i sjell ‘Le Parisien’: 800 000 mijë euro në muaj do të jetë paga e Beckham, që do të thotë 60% më shumë se sa futbollisti më i paguar i kampionatit francez, Yoann Gourcuff.

Beckham do të shkojë tek PSG në fillim të janarit dhe do të debutojë me ekipin e tij të ri në 4 janar, në një miqësore ndaj Milanit në Dubai.

Gjithashtu pritet që prezantimi i 36-vjeçarit të jetë eventi mediatik i ditës në Francë dhe jo vetëm.

Edhe pse një veteran tashmë në futboll, David Beckham është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Futbollisti më i famshëm anglez ka luajtur më parë me Manchester United, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, një eksperiencë në Amerikë që e ka ndërthurur edhe me disa muaj ku ka luajtur për Milanin në formë huazimi.

Top Channel